Rreth nesh

Rreth nesh

Oda Ekonomike Kosovës (OEK), është organizatë profesionale e themeluar në vitin 1962 nga Kuvendi i Kosovës. OEK-u është organizatë profesionale e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse. Është institucioni i vetëm i biznesit i themeluar me ligj dhe veprimtaria e OEK-ut zhvillohet mbi bazën e këtij Ligji (Ligji mbi Odën Ekonomike të Kosovës 2004/7) i miratuar nga Kuvendi i Kosovës. OEK është institucion në shërbim të ekonomisë kosovare, partner konstruktiv i institucioneve shtetërore të Kosovës, partner në dialogun social si dhe promotor i zhvillimit ekonomik dhe politikave të mira makroekonomike. 

Oda Ekonomike e Kosovës analizon gjendjen ekonomike të Kosovës dhe aktivisht propozon forma të reja dhe të avancuara të biznesit vendor dhe bënë ndërkombtarizimin e ndërmarrësisë kosovare. Oda Ekonomike e Kosovës kontribon në zhvillimin e ndërmarrjeve, poashtu me profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj kontribon në përafrimin e biznesit kosovar dhe shoqërisë kosovare me vlerat evropiane. 

Shërbimi profesional i ka këto departamente:
Departamenti për Politika dhe Komunikim Strategjik;
Departamenti për shërbime të përgjithshme për anëtarë dhe shoqata;
Departamenti për administratë, financa dhe teknologji informative ;
Departamenti për Arsim profesional ;
Menaxhimi i cilësisë;

OEK ka selinë qëndrore në Prishtinë dhe njësitë rajonale në : Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan. 

Publikuar më 10.01.2018